Ne seancen e sotme plenare kryeministri Rama e nisi fjalen me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.
“Maska është tanimë e detyrueshme ne ambiente të mbyllura. Ju lutem vini maskat, edhe ti zonja Hajdari. Sepse mua kritikojnë apo ironizojnë që jam pa maskë, por në mjedise të hapura mjafton mbajtja e distancës dhe mos kontaktimi me njerëzit, ndërsa në ambiente të mbyllura është e rëndësishme. Ja zonja Hajdari s’po e mban koma ndoshta se nuk ka”, tha Rama.

Menjëherë më pas Hajdari shkoi drejt e në foltore dhe i dha Ramës maskë, duke i thënë “duhet të jemi të barabartë”.

Kryeministri iu pergjigj se do e mbaje masken si një flamur të bardhë paqeje.
