Nga Shqipëria / E Enjte 16 Korrik 2020, 10:10

BE paralajmëron një valë të dytë të koronavirusit, ja plani i ri për ta përballuar

"Virusi është akoma me ne, por tani jemi më të përgatitur", kështu u shpreh zv/presidenti i KE-së, Margaritis Schinas ne konferencen e fundit duke paralajmeruar per nje vale te dyte te mundshme te koronavirusit.

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë dhe ne krye qëndron rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve si dhe përmirësimi i mbikëqyrjes dhe i qasjes në shërbimet shëndetësore.

Komisioni gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile ndërveprimit të aplikacioneve për gjurmimin e sëmundjes edhe përtej kufijve kombëtarë.

“ Tani dimë më shumë për virusin, por detyra jonë është të mbetemi vigjilentë dhe parandalues. Masat e paraqitura sot synojnë përgatitjen për shpërthime të mëtejshme të mundshme të Covid-19. Duke nxjerrë mësime nga muajt e kaluar, po e bëjmë planifikimin përpara me qëllimin të shtohet gatishmëria në të gjitha frontet”, deklaroi zv/presidenti i KE-së, Margaritis Schinas