Kjo është e disata herë që Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.
Deri në 31 korrik në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj. Vendimi merret pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende.
Nga dita e djeshme kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë dhe charterat me të cilët mbërritën në zonat turistike i kane dhene një frymëmarrje turizmit në vend.
