Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 22:10

E rëndë në Gjirokastër/ 35-vjeçari vritet me sende të forta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Shtetasi Gj.A ka humbur jetën, pasi është goditur me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Zinxhira". 35-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në  lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën   quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe  nga  kqyrja paraprake e bërë  nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 

Burimi: "Abc News"