Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale një video që paraqet pamje drithëruese brenda spitalit Infektiv. Ajo shkruan se mjekët dhe infermierët janë prej më shumë se 130 ditësh në vijën e parë të luftës me Koronavirusin.
Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, të ruajnë veten dhe njerëzit e tyre të dashur.
“Prej më shumë se 130 ditësh, mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm, që po merr jetë, çdo ditë!
Këta heronj në spitalin infektiv kanë edhe momentet e lodhjes e stërmundimit në këtë luftë të gjatë. Ndaj, sakrifica e tyre sublime ka nevojë të mbështetet nga veprimet e përgjegjshme të çdo qytetari.
Vendose maskën. Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur! Të mposhtim së bashku, me kujdes çdo ditë”, ka shkruar ministrja krahas videos.
