Keisi dhe Stresi janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Ndonëse njihen për ndarjet dhe ribashkimet e shpeshta, dyshja nuk heqin kurrë dorë nga njëri-tjetri dhe dashuria e tyre.

Vetëm para pak kohësh, Keisi zbuloi se ishte ndarë sërish nga Stresi. Mirëpo çifti janë pajtuar dhe këtë e kanë zbuluar postimet në rrjete sociale. Reperi ka publikuar në Instastory një foto gjatë një bisede me kamër me partneren.

"Gruaja më e mirë në botë që më bën krenar", ka shkruar Stresi krahas fotos. Dyshja ndodhen larg njëri-tjetrit, pasi Keisi është në Kanada. Për momentin ato po e jetojnë në distancë lidhjen e tyre.







