Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 17:05

Për të gjithë skeptikët: Ja prova që vënia e maskës nuk e ul oksigjenin në gjak

Një mjek irlandez ka provuar që mbajtja e maskës nuk e ul nivelin e oksigjenit në gjak. Ai ishte pyetur vazhdimisht nga pacientët e tij për efektet negative të maskës dhe për këtë arsye ka kryer një eksperiment.

Mjeku ka matur nivelin e oksigjenit në gjak, fillimisht duke vendosur vetëm një maskë. Më pas ai ka shtuar dhe gjashtë maska të tjera por niveli i oksigjenit nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Mjeku e ka publikuar videon dhe në rrjete sociale, për t'iu provuar të gjithëve se maska nuk është e rrezikshme dhe duhet të vendoset.

Kujtojmë se qeveria shqiptare vendosi sot që përdorimi i maskës të jetë i detyrueshëm në çdo ambient të mbyllur. Njëjtë është vepruar dhe në shumë vende të botës, si hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.

Video marrë nga "Daily Mail"