Aktorja e njohur, Arta Dobroshi është bërë nënë për herë të parë. "Prive.al" shkruan se Arta ka sjellë në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë, Tom Ëngjëlli.

Aktorja e ka shijuar në privatësi periudhën e pritjes së ëmbël, duke mos publikuar foto në rrjete sociale. Edhe pas ardhjes në jetë të vogëlushit, ajo dhe partneri i saj, Genci nuk kanë reaguar ende.

Arta ishte së fundmi pjesë e serialit "Gangs of London". Në sezonin e dytë ajo do të jetë më shumë prezente.




