Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 16:04

Vazhdojnë shifrat alarmante në Kosovë, 119 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar të infektuar me koronavirus 119 persona në 24 orët e fundit. Numri total i të sëmurëve ka shkuar në 5.237, mes të cilëve 112 kanë humbur jetën.

Sipas statistikave nga ministria e Shëndetsisë 2.663 raste janë ende aktive, kurse 92 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Prej më shumë se dy javësh Kosova po për përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve me Covid-19 dhe pacientë që nuk kanë mundur ta fitojne betejen me virusin.