Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 16:04

Komplikacione të rënda në frymëmarrje, humb jetën 42-vjeçari te Infektivi

Një pacient 42-vjeçar ka humbur jetën në spitalin Infektiv. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Erjon Skëndaj, për "BallkanWeb".

Burimet raportojnë se 42-vjeçari ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Ai ishte transferuar nga "Shefqet Ndroqi" për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.

Tamponi i 42-vjeçarit kishte rezultuar negativ por simptomat ishin shumë dyshuese për Covid-19, kanë treguar burime nga Infektivi. Ai vuante po ashtu nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

Burimi: "Ballkan Web"