Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 14:02

Vdekja e 21-vjeçares, dalin detajet: Shkoi tek Infektivi me dhimbje koke

Një vajzë 21-vjeçare ndërroi jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke u bërë viktima më e re në vendin tonë. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se e reja shkoi vetë në spítal rreth 3-4 ditë më parë pasi kishte dhimbje koke.

Ajo qëndroi në urgjencë për gati 48 orë e intubuar, por nuk ia doli ti mbijetonte.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga síndromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.