Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Korrik 2020, 11:11

U infektua me koronavirus, ndërron jetë 21-vjeçarja tek Infektivi, viktima më e re në Shqipëri

Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale njofton se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.Ministri a e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve.