Një shqiptar është rasti i vetëm i ri i konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Qipro. Sipas mediave vendase shqiptari i cili është rezident në Qipro kishte ardhur nga Athina këtë të martë. Ai u testua sapo mbërriti në aeroportin e Qipros.
Rasti pozitiv u zbulua nga 1754 teste të kryera sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të regjistruara në Qipro që nga shpërthimi në 1.023 raste.
Ministria e Shëndetësisë në Qipro raportoi edhe për 511 të testuar në radhët e punonjësve që u kthyen në punë për herë të parë që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.
