Blogerja e njohur, Nicole Than ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur e ëma e saj, përmes një postimi në rrjete sociale.

24-vjeçarja, e cila jetonte në Londër ishte 8-muajshe shtatzënë. Ajo kishte menduar dhe emrin për fëmijën e saj, me partnerin Boga.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. E ndjera ishte shumë aktive në rrjete sociale dhe i mbante ndjekësit e informuar rreth periudhës së pritjes së ëmbël, duke publikuar video dhe foto të ndryshme.



