Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin "Real Story". Ajo u shpreh se pandemia e Koronavirusit ka ardhur në një fazë të re, në të cilën ka më shumë vatra.
“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimshme. Kjo sepse është dicka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra”, u shpreh ministrja.
Manastirliu tha se pas hapjes prisnin më shumë bashkëpunim nga qytetarët, mirëpo përgjatë këtyre ditëve nuk janë respektuar masat dhe ka pasur grumbullime.
