Nga Shqipëria / E Martë 14 Korrik 2020, 21:09

'Për ju që dyshoni', qytetari publikon foton e nënës në terapi intensive: Turp që dilni pa maska

Një qytetar i quajtur Nesim Maxhuni ka publikuar në rrjete sociale një foto të nënës së tij, e cila është infektuar me Koronavirus. Ajo po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Qytetari shkruan se e ëma ndodhet që prej tre javësh në shërbimin infektiv dhe është në terapi intesinve. Ai ka kritikuar personat që dalin pa vendosur maska, duke u shprehur se duhet të na vijë turp.

“Për ata qe hala kane dyshime…kjo foto nuk osht’ n’Itali! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenkiv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid! Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume kujdes”, ka shkruar Maxhuni krahas fotos.