Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin "Rudina". Gjatë intervistës, ai foli rreth jetës së tij personale, duke cekur dhe të kaluarën.

Pipero ka lindur në Skrapar dhe më pas është transferuar në Vlorë. Ai ka punuar që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare ai nisi punë në fabrikën e tullave.

Për disa vite ai ka qenë punëtor i rregullt i turnit të tretë. Më pas Pipero ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe sot është një ndër mjekët më të përfolur në vend.
