Nga Shqipëria / E Martë 14 Korrik 2020, 19:07

Plagosen kreu i Ujësjellësit dhe djali i tij, zbardhen detajet e ngjarjes

Pasditen e sotme kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri në Shkodër. "Abc News" ka raportuar se nga të shtënat ka mbetur i plagosur drejtori i Ujësjellësit, Mark Molla dhe djali i tij, Kristian Molla.

Drejtori dhe djali i tij janë qëlluar në derën e shtëpisë, pas një konflikti për një parkim. "Abc News" bën me dije se autori, i cili është arrestuar, është fqinj me familjen Molla.