'RTV Ora' ka zbardhur dekretin e ri që do të miratohet mbrëmjen e sotme në Parlamentin Italian. Sipas këtij dekreti, Italia do të jetë e mbyllur për Shqipërinë deri në fund të muajit Korrik.
Dekreti është prezantuar nga ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza dhe parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.
Personat që udhëtojnë si pasojë e punës apo shëndetit, duhet të karantinohen për 14 ditë.
Dekreti i ri parashikon:
1. Maska në vendet e mbyllura
2. Protokoll i sigurisë në vendin e punës
3. Ndalimi i grumbullimeve
4. Masa penale për këdo që shkel urdhrin e karantinimit
5. Ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE
6. Karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE e jashtë zonës Schengen
7. Shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane
8. Kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.
Burimi: "RTV Ora"
