Nga Shqipëria / E Martë 14 Korrik 2020, 18:06

Aktori i njohur i 'Çukur' bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Marseli

Aktori turk, Erkan Kolçak Kostendil u bë shumë i njohur për publikun shqiptar në serialin “Çukur”, me rolin e Vartolu Saadetti. Kjo është një ndër periudhat më të ëmbla të jetës së tij, pasi aktori është bërë baba për herë të parë.

Mediat turke kanë bërë të ditur se e shoqja, Xhansu Tosun ka sjellë në jetë një djalë. Dyshja i kanë vendosur vogëlushit emrin e veçantë, Marsel.

Cansu ka publikuar shpesh në rrjete sociale foto me barkun e rrumbullakosur. Ajo dhe Erkani e kishin menduar emrin e djalit gjatë periudhës së shtatzënisë.