Nga Shqipëria / E Martë 14 Korrik 2020, 14:02

Lajm i mrekullueshëm nga Kosova, del nga spitali foshnja e prekur nga Covid-19

Nje lajm i mrekullueshem vjen nga kosova. Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci duke thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund tju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram”, ka deklaruar Gojnovci për Express.

I posalinduri me moshë 1 muajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.