Nga Shqipëria / E Martë 14 Korrik 2020, 11:11

Koronavirusi i merr jetën 2 pacienteve femra tek Infektivi

Në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Ministria e Shëndetësisë në raportimin e sotëm ditor njofton se tek Infektivi janë të shtruar 90 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive,  5 janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë e kanë humbur betejën me Covid-19 dy persona. Si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani.

Brenda ditës janë regjistruar edhe 96 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total numri i të infektuarve rritet në 3667.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.


Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.