Nga Shqipëria / E Hënë 13 Korrik 2020, 23:11

E frikshme/ Shkon në mbi 13 milion numri i të infektuarve me Koronavirus në botë

Numri të infektuarve nga Koronavirusi në botë ka shkuar mbi 13 milion, saktësisht 13.207.466 të prekur. Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 574.520 jetë të humbura dhe 7.678.335 persona kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Mbi 3 milion të infektuar janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjendja paraqitet alarmante (3.471.534). Rreth 2 milion të tjerë janë në Brazil, me 1.884.967 të prekur.

Më pas numrin më të lartë të të infektuarve e ka India me 907.645, Rusia me 733.699, Peru 330.123.