Nga Shqipëria / E Hënë 13 Korrik 2020, 19:07

'Shefqet Ndroqi' gati për pacientët me Covid-19, por ja ç'do të ndodhë nëse numri rritet sërish

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar se spitali "Shefqet Ndroqi" do të jetë së shpejti në shërbim të pacientëve me Koronavirus.

Manastirliu ka treguar me detaje skenaret që do të ndiqen në ditët në vazhdim. Pacientët me sëmundje të mushkërive do të trajtohen pranë spitalit "Nënë Tereza".

Në rast se numri i rasteve do të rritet përtej kapacitetit që përballon Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, atëherë do të përdoret spitali i ish-kirurgjive.

“Brenda këtyre ditevë do të rihapim si spitalin qe do te trajtojë pacientet me Covid, spitalin “Shqefqet Ndroqi”. Kemi zgjedhur këtë skenar për shkak të kapaciteteve dhe për shkak të ekipit të specializuar që ky spital ka. Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkrive do të trajtohen pranë spitalit “Nënë Tereza”, ku një kapacitet i dedikuar me një numër shtretërish të dedikuar nga ish spitali kirurgjikal dhe rreth 125 shtretër do të jenë të dedikuar për spitalin Covid 3, nëse do të kemi një kapacitet përtej Infektivit dhe atij Shefqet Ndroqi do të shtrihemi tek spitali i ish-kirurgjive dhe do të kemi dhe kapacitetet e spitalit karantinë”, ka njoftuar Manastirliu.