Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 27-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e dashur.

Bashkëshorti, Elgit Doda e ka surprizuar Klean me urimin më të ëmbël. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah moderatores, të cilën e cilëson si gruan dhe mamin më të mrekullueshme në botë.

“Gezuar ditelindjen grua & mami me e mrekullueshme ne bote, te duam une dhe Kridi", ka shkruar Elgiti krahas fotos. Kujtojmë se kjo është ditëlindja e parë që e ka gjetur Klean nënë, me vogëlushin Krid.






