Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj humbi para pak ditësh një ndër njerëzit e saj më të dashur. I ati, Rexhep Dembacaj u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të madh në jetën e familjarëve.

Lajmin e bërë të ditur vetë Rudina, e cila publikoi një foto të tij në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: "I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj".
View this post on InstagramI shtrenjti im,me thave shpirtin ! Lamtumire diell zemre! Shko prane Zotit , Rexhep Dembacaj.
Aktorja ishte shumë e lidhur me të atin dhe po kalon ditë të vështira. Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një foto krah të ndjerit duke u shprehur se e ndjen pranë vetes çdo moment. "Ti je me mua, në çdo moment", ka shkruar Rudina.





