Nga Shqipëria / E Hënë 13 Korrik 2020, 17:05

Çfarë do të ndodhë me transportin publik? Flet kryetari Rixhin Qoshja

Kryetari i transportit urban qytetas, Rixhin Qoshja ka dhënë së fundmi një intervistë për "Abc News". Ai ka treguar se ende nuk është marrë një vendim në lidhje me vijimin e transportit në ditët në vazhdim.

Qoshja u shpreh se ndodhen në një pikë kritike dhe nëse nuk marrin asnjë reagim nga institucionet, atëherë do shkojnë drejt mbylljes.

“Nuk ka më vend për bashkëbisedime, ne kërkojmë reagim nga qeveria. Po ashtu edhe nga Bashkia e cila ka dhënë premtimin  se do të jenë në krah nesh në plotësimin e këtyre kërkesava. 

Jemi para faktit që ose hiqet licenca ose falimentojnë operatorët, për frikë nuk flitet më. Ne shpresojmë ta vazhdojmë këtë shërbim sepse është i rëndësishëm për qytetin.

Kërkesat tona nuk kanë ndryshuar. Vetëm paga e punonjësve është kërkesë e shtuar. Nëse do të ketë vendim për rimbillje patjetër që do të ketë një njoftim nga ana jonë', tha ai.