Në Nëntor të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Rudina Dembacaj pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshorti, Aleksi. "Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", u shpreh ajo.

Dyshja janë divorcuar dhe tashmë Rudina ka dikë tjetër në krahë. Në Janar të këtij viti ajo bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Në botën e Showbizit (dhe jo vetëm, në përditshmërinë tonë po ashtu) kemi dëgjuar për çifte që pas ndarjes "i kanë vënë shkelmin" historisë së tyre, duke përbaltur emrin e njëri-tjetrit, duke hedhur akuza dhe duke ndërprerë çdo lloj komunikimi.
Në Shqipëri ekziston akoma mentaliteti i përndjekjes apo dhunimit të femrave kur divorcohen. Këtë e tregojnë komentet që shkruajnë njerëzit në lajmet që kanë të bëjnë me marrëdhënien e Rudinës dhe ish-bashkëshortit.

Aleksi dhe Rudina, martesa e të cilëve zgjati tre vjet dhe u bekua me një vajzë, Viktorian, u ndanë në mënyrë paqësore. Edhe pas ndarjes, Aleksi është treguar shembull për burrat shqiptarë dhe nëse nuk i keni të qarta arsyet, ne po ua rrjeshtojmë më poshtë:
1) Ai ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Rudinën dhe flasin si miq. Pak pas ndarjes moderatorja publikoi në Instastory një foto me të, krahas së cilës shkruante: "Aleksi çun beqar".

Po ashtu dyshja kanë publikuar shpesh dhe biseda me njëri-tjetrin, te të cilat bashkohet dhe vogëlushja Viktoria.

2) Aleksi respekton partnerin e ri të ish-gruas. Pak kohë më parë, Rudina tha se Marku dhe Aleksi shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo sepse është Viki në mes.

Fjalët e saj u vërtetuan me datë 14 Qershor, në ditën e pagëzimit të Viktorias, fëmijëve, mbesave dhe nipit të Markut. Aleksi ishte po ashtu i pranishëm dhe nuk munguan fotot në rrjete sociale.

3) Ai nuk flet kurrë keq për Rudinën, ashtu siç as Rudina nuk flet për të. Në çdo intervistë, dyshja kanë treguar respekt për njëri-tjetrin e mbi të gjitha për historinë e tyre. "Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”, është shprehur Rudina në një intervistë.
Ndonëse nuk janë më bashkë, dyshja nuk e kanë përbaltur në asnjë moment historinë e tyre duke treguar se gjithmonë e kanë vlerësuar njëri-tjetrit. Për këtë arsye, ato janë treguar shumë diskretë dhe për shkaqet që i çuan në ndarje.

4) Aleksi kujtohet për Rudinën në ngjarjet e saj të veçanta. Moderatorja festoi para pak ditësh ditëlindjen dhe nuk mungoi një dhuratë nga ai. Ish-bashkëshorti i dhuroi një bluzë të personalizuar dhe një kasë telefoni.

Njëjtë vepron dhe Rudina, e cila në ditëlindjen e tij i dhuroi një portofol me inicialet e tij dhe të Viktorias, si dhe një varëse çelësash me emrin e Vikit.

5) Ndonëse nuk është personazh publik, ai sërish ka përfunduar në mijëra komente të njerëzve që tentojnë ta kthejnë kundër Rudinës. Ato mundohen ta sulmojnë sa herë që ai publikon foto me ish-gruan, sa herë që i bën dhuarata në raste të veçanta. E sulmojnë me fjalë dhe mundohen t'i ulin figurën e tij si mashkull, vetëm sepse Aleksi nuk përndjek modelin e të përbalturit apo të urryerit ish-gruan pas ndarjes, por na ka treguar se është një burrë i vërtetë. Ai nuk ka rënë në asnjë moment pre e komenteve negative në rrjete sociale dhe ka vazhduar ta respektojë Rudinën, njëjtë si gjithmonë./ Xing.al






