Nga Shqipëria / E Hënë 13 Korrik 2020, 15:03

E fundit/ Një tjetër deputet shqiptar infektohet me koronavirus

Koronavirusi ka infektuar edhe një tjetër deputet shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij deputeti ka shkruar se pavarësisht se është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin. Tahiri se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend", shkruan Tahiri.