Fundjaven e 4 korrikut me qindra amerikanë festuan në liqenin e Michigan-it, duke thyer keshtu rregullat e duke mos pyetur aspak per Covidin. Departamenti i Shëndetit në Michigan-Northwest raporton se disa prej personave qe moren pjese ne feste tashme rezultojne te infektuar.
Ata që rezultuan pozitivë nuk ishin në gjendje të identifikonin të gjithë personat me të cilët kishin pasur kontakte, “dhe për këtë arsye ne duam ta ndërgjegjësojmë publikun se ata që morën pjesë mund të rrezikohen nga ekspozimi, dhe raste shtesë mund të raportohen në ditët në vijim”, njoftoi më tej departamenti i shëndetësisë.
“Nëse keni qenë në festën e Torch Lake Sandbar gjatë fundjavës së 4 korrikut duhet të monitoroni për shenja dhe simptoma të COVID-19 dhe të kërkoni testim nëse keni simptoma apo nëse keni qenë në rrezik të lartë ekspozimi për shkak të kontaktit të afërt me persona të tjerë,” thuhet ne deklarate.
