Aktorja e njohur indiane dhe njëkohësisht ish-miss bota, Aishwarya Rai Bachman dhe vajza e saj 8-vjeçare kanë rezultuar pozitive me Koronavirus. Dyshja janë simptomatike dhe janë izoluar në shtëpi.

Përpos tyre, me Koronavirus janë infektuar dhe bashkëshorti dhe vjehrri i aktores. Këto dy të fundit kanë shfaqur simptoma të lehta dhe po qëndrojnë në spital.

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me ‘COVID-19’. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, ka njoftuar ministria e shëndetësisë në ‘Twitter’.




