Opinionisti i njohur, Olti Curri ka bërë një super thumbim në rrjete sociale, për këngët e reja që po publikohen. Ai shprehet se 99.99% e këngëtarëve nxjerrin të njëjtat këngë prej vitesh në treg, duke iu ndryshuar vetëm tekstin.

Olti nuk ka përmendur emra, por këtë sezon veror janë publikuar shumë projekte të reja muzikore. Sipas opinionistit, këngëtarët po gënjejnë veten.
“Mos genjeni veten dhe thelloni injorancen muzikore te publikut duke deklaruar se keni nxjerre nje “Hit te ri”. 99.99% e kengetareve ose vetshpallurve kengetare kane nxjerr ne treg te njejten kenge qe jane copy paste me kenge qe vazhdojne te nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetem teksti. Rryma e kengeve eshte gjithmone regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u perhap ne mbare boten dhe nuk kane asgje te re. Do ishte me e ndershme te thonin ” Seri e re e te njejtes telenovele” ku aktoret, vendet dhe regjia eshte e njejte ndryshon vetem skenari (teksti).
Kur te beni vertete Hite te reja na njoftoni…po sa per regaton jo flm, nuk e degjojme nga ju, se nuk ka vdek akoma Maluma me shoke e shoqe…”, ka shkruar Olti.
View this post on Instagram




