Nga Shqipëria / E Diel 12 Korrik 2020, 21:09

Deklarata bombë e aktorit shqiptar: E kam fiksim, dua të puth në buzë Bujar Asqeriun

Aktori shqiptar, Amos Zaharia ishte i ftuar në emisionin "E diell". Gjatë intervistës ai zbuloi detaje interesante nga jeta e tij, si private ashtu dhe personale.

"Cilin nga meshkujt shqiptarë do e puthje në buzë në një rol", ishte një ndër pyetjet që i drejtoi Alesia Bami. Aktori nuk hezitoi të përgjigjej, duke u shprehur se i ka mbetur fiksim Bujar Asqeriu.

“Për meshkuj më ka mbetur fiksim Bujar Asqeriu, sa herë e shoh them ah Bujar si s’të putha njëherë! Po prit se ka karrierë të gjatë”, tha Amosi.