Një 30-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai kishte marrë pjesë në atë që njihet si "Festa Covid" pasi mendonte se virusi ishte një mashtrim dhe donte të bindej.
30-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Methodist Healthcare, në San Antonio, Teksas. Para se të vdiste, pacienti i ka treguar infermieres për festën.
Organizime të tilla kanë filluar të ndodhin në shumë vende në SHBA. Njerëzit rrezikojnë shëndetin e tyre për të parë nëse Koronavirusi është i vërtetë apo jo.
Dr.Jane Appleby ka kujtuar fjalët e fundit të pacientit: "Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk është kështu".
Burimi: "Unilad.co.uk"
