Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër. Një grua ka qëlluar me thikë një infermiere në spitalin rajonal "Omer Nishani".
Burime për "ABC News" kanë bërë me dije se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo po transportohet në spitalin Psikiatrik të Vlorës.
