Nga Shqipëria / E Diel 12 Korrik 2020, 14:02

Merret vendimi: Çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë javës

Një ditë pasi paralajmëroi se mund të pezullohej qarkullimi i urbaneve për shkak të humbjeve të mëdha financiare, shoqata e transportit urban ka marre nje tjeter vendim. Transporti publik do të jetë funksional të hënën. Të gjitha ata që do të kenë nevojë të përdorin urbanet në kryeqytet për të lëvizur, këto mjete do të jenë në qarkullim.

ABC News ben te ditur se qarkullimi i urbaneve do të jetë vetëm të hënën, ndërsa vendimi për ditët në vijim, do të komunikohet nesër nga shoqata e transportit urban. Sipas burimeve ky vendim do të varet nga përgjigja që operatorët do të marrin nga bashkia e Tiranës, së cilës i kanë kërkuar që të mbulojë shpenzimet për të kryer transportin, nën kushte te koronavirusit.

Shoqatat e transportit urban në kryeqytet kërkojnë zërimin e TVSH-së, heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit.