Pasi u testua të enjten e kaluar së bashku me pesë lojtarë të tjerë të skuadrës së tij, futbollisti Armando Vejushi ka dalë pozitiv me Covid-19.
Sulmuesi shkodran, pjesë e Petrolul Ploiesti në Rumani dhe pesë lojtarë të tjerë të skuadrës u izoluan menjëherë.

Dje ata munguan në derbi kundër Rapid Bucuresti. Petrolul i pati të gjitha mundësitë të fitonte, por nuk ia doli mbanë. Edhe pse Rapid luante me 9 lojtarë, skuadra vendase nuk e shënoi dot golin e fitores.
Burimi: abcnews.al
