Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për News 24 tregoi se deri tani janë kryer 20 mijë teste serologjike ne vendin tone dhe nga testimet rezulton se 5.6 përqind e kanë kaluar virusin.
“Në këtë moment nga testet serologjike, 20 e ca mijë, përqindja është 5.6 përqind. Vendet që nuk zgjodhën izolimin dhe vendet që janë hapur nuk kanë kaluar 10 përqind”, tha Brataj.
Brataj bëri thirrje për mbajtjen e maskës dhe u shpreh se nëse masat zbatohen do të kemi rënie të infeksioneve deri në 60 përqind.
“Popullsia nuk do infektohet 100% me Covid”, tha Brataj.
“Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit. Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik”, u shpreh Brataj ne News 24.
