Nga Shqipëria / E Diel 12 Korrik 2020, 12:12

Theu rregullat e izolimit, kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja shqiptare

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Hoxha, e cila ka deklaruar se eshte infektuar me Covid-19, dje u fotografua në rrugë.

"Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna  . E nese ke dale per arsye shendetesore, dil me raport, na e mbyll gojen te gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.

Ndersa Eliza pas publikimit te fotos reagoi me nje postim ne rrjete sociale duke u shprehur: “Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme. Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”.