Permes nje postimi ne rrjete sociale, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka bere te ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ne postimin e tij deputeti shkruan se prej pesë ditësh është i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetsore.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!
Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!
Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!
Nga sot jam në vetëizolim!.
