Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 21:09

Deputeti shqiptar rezulton pozitiv me Covid-19

Permes nje postimi ne rrjete sociale, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka bere te ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ne postimin e tij deputeti shkruan se prej pesë ditësh është i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetsore.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!


Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!

Nga sot jam në vetëizolim!.