Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin Ordu të Turqisë. Një djalë fillimisht ka vrarë të dashurën dhe më pas veten.
Mediat turke raportojnë se djali Kemal Emen dhe e dashura e tij Sema Dag kanë nisur të debatojnë në rrugë. Më pas debati u nxeh dhe një moment i riu nxorri pistoletën duke qëlluar disa herë mbi të për ta lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj, në vendin e ngjajres ka ardhur policia duke i kërkuar të riut që të dorëzohet, por ai ka qëlluar më pas edhe në drejtim të vetes duke u vetëvrarë.
