Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 15:03

Nuk fshihen më, Dj Sardi ndan momentet intime me partneren në plazh

Pak muaj më parë u zbulua lidhja e Dj Sardit, me një vajzë që nuk është personazh publik. Ai nuk i ka kursyer fotot pranë partneres në rrjete sociale, gjithmonë duke mos i zbuluar identitetin.

Dyshja po shijojnë pushimet së bashku dhe vetëm së fundmi Sardi ka publikuar foton më të ëmbël pranë saj. Në foton në fjalë, e dashura shihet duke i dhuruar një të puthur në faqe.

Kujtojmë se para pak kohësh ai zbuloi se lidhja e tyre është serioze dhe po ecin në hapat e duhur.