Ish-deputeti shqiptar, Eduart Ndocaj, i cili jeton prej vitesh në Itali i është nënshtruar një operacioni për të humbur peshë. Ai ka ndryshuar tërësisht pamjen e tij dhe duket si tjetër njeri.

E shoqja, Valentina ka publikuar në rrjete sociale disa foto të Eduartit, në të cilat vihet re rënia drastike në peshë.


Kujtojmë se Eduarti kërceu me Kejvina Kthellën, e cila është dhe kushërira e tij, sezonin e shkuar të "Dance with me" dhe formuan një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.




