Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 12:12

Burri i ëndrrave: Elita Rudi merr surprizën e bukur nga Gjiko

Gjiko dhe Elita Rudi janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Mes tyre nuk mungojnë deklaratat e dashurisë apo surprizat e veçanta.

Vetëm së fundmi, Gjiko i ka dhuruar partneres një buqetë të bukur lulesh. Elita ka publikuar një foto në Instagram, duke treguar sa të lumtur e bën reperi kur e surprizon pa ndonjë rast special, thjesht sepse ndjen ta bëjë.

"E dua kur ai më sjell lule pa arsye", ka shkruar Elita krahas fotos. Kujtojmë se pak ditë më parë, dyshja së bashku me të voglin e tyre, Zërin pushuan në Dhërmi dhe nuk i kursyen fotot në rrjete sociale.