Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 11:11

E papritur: Çifti i njohur i showbizit ndahen pas 10 vitesh martesë

Çifti i njohur i showbizit, aktori Armie Hammer dhe bashkëshortja, Elizabeth Chambers i kanë dhënë martesës 10-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Dyshja njihen me njëri-tjetrin që prej 13 vitesh dhe e kanë nisur gjithçka si shoqëri. Më pas, pas tre vitesh, në Maj të vitit 2010 kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Edhe pas ndarjes, aktori shkruan se ai dhe e shoqja do të vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë së bashku, si miq dhe prindër të mirë. Ndarja e tyre ka ardhur si e papritur për publikun dhe mediat. Kjo pasi vetëm pak kohë më parë Elizabeth e uroi partnerin në përvjetor, duke i shprehur gjithë dashurinë.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri", ka shkruar Armie në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armie Hammer (@armiehammer) on