Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare të Facebook-ut, rregullat kryesore për një sezon turistik të sigurt.
Siç është bërë e ditur që nga fillimi i pandemisë, higjiena dhe ruajtja e distancës fizike janë primare në luftën ndaj Koronavirusit. Këto rregulla duhet të zbatohen patjetër dhe në plazhe.
Rregullat:
Mbani higjienën në çdo ambient
Ruani distancën me persona të tjerë që nuk janë të familjes tuaj
Mos këmbeni sendet e plazhit
Shmangni grumbullimet
Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim
