Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 10:10

Tragjike/ Vajza gjen të ëmën të vdekur në dhomën e një resorti në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një 69-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti turistik. E bija ka gjetur të ëmën pa shenja jete.

Burime për "Abc News" bëjnë me dije se resorti ndodhet në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbuluar shkakun e vdekjes.