Transporti publik rinisi këtë të hënë, pas 4 muajsh i mbyllur si pasojë e pandemisë. Mirëpo do të ndërpritet sërish ditën e hënë, siç bën të ditur “Dosja.al”.
Sipas burimeve, duke filluar nga e hëna asnjë autobus nuk do të lëvizë nëpër Tiranë. Kjo si pasojë e humbjes që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë punuar.
Autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë fitime. Operatorët shprehen se kanë humbur çdo ditë rreth 3 milion lekë të vjetra naftë dhe paratë nuk kompensohen nga udhëtarët pasi autobusët lëvizin thuajse bosh.
