Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 09:09

Dolën me Koronavirus, tre lojtarët e Partizanit i shkojnë poshtë pallatit dhe gjakosin kolegun

Pesë lojtarë të partizanit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Fillimisht u infektuan Deian Boldor dhe Besnik Ferati, ndërsa më pas tre lojtarë të tjerë (Çinari, Mala dhe Kote).

Lojtarët dyshojnë se Bolder dhe motra e tij janë përgjegjës për përhapjen e infeksionit, pasi janë të parët që kanë dalë me Koronavirus. Pasi tre lojtarët e tjerë kanë marrë përgjigjen e testit, i janë hakërryer Bolderit, fillimisht me një telefonatë e më pas me konfrontim fizik.

Njëri nga lojtarët ka shkuar poshtë pallatit të tij dhe Bolderi ka dalë nga karantina për t’u sqaruar me të. Debati i tyre ka vijuar me tone të larta, ndërsa më pas me sulm fizik. Boldor është goditur me një send të fortë dhe ka pasur dëmtime. Në momentin e ngjarjes, e pranishme ishte dhe motra e tij e cila ka bërtitur me të madhe.

Dëshmitarët kanë treguar se në sherr ka pasur dhe lojtarë të tjerë të Partizanit, të cilët janë testuar negativ. Banorët e pallatit kanë telefonuar policinë dhe dy lojtarët kanë përfunduar në spital për mjekim.

Burimi: "Newsbomb.al"